Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se situata sot në veri të Kosovës është më e tensionuar sesa ditëve të kaluara.
Rakiq thotë se situata sot është më e tensionuar

Rakiq në një prononcim për media në afërsi të pikëkalimit kufitar në Jarinjë ka thënë se në Bërnjak janë rrahur te qytetarë serbë, të cilën gjë më herët e ka demantuar Policia e Kosovës.
“Situata sot është më e tensionuar sesa ditët e kaluara. Tre qytetarë serbë janë rrahur nga njësiti special i Policisë së Kosovës në Bërnjak. Protestuesit serbë në Jarinjë dhe Bërnjak nuk do ta tensionojnë situatën e nuk do ta provokojnë policinë. Por Policia nuk duhet provokuar njerëzit e rrahur ata pa ndonjë arsye”, ka thënë Rakiq, që i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të gjejë një zgjidhje për situatën. “Kemi një situatë ku më shumë se 3 mijë ditë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacioni i Komunave Serbe akoma nuk është formuar, ndërsa në fakt ky asociacion është esenca e këtij problemi sepse me këtë asociacion do t’i zgjidhnim të gjitha problemet”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

