“Populli serb e di se raporti i institucioneve të Kosovës ndaj serbëve është i pashembullt, veprimi ynë brenda këtyre institucioneve është luftë e përditëshme në të cilën nuk ka kushte të drejta e as minimum të respektit ndaj popullit tonë, por pa marrë parasysh pengesat, ne nuk kemi alternativë tjetër përveç se të luftojmë dhe të punojmë”, ka deklaruar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Rakiq: Serbët në Kosovë duhet të kenë një flamur

Ai për gazetën serbe “Veçernje Novosti” ka thënë se Lista Serbe prej themelimit ka një qëllim, “që të gjithë serbët në Kosovë, nën flamurin e vetëm, së bashku me presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Serbinë, të luftojnë për mbrojtje të interesave të popullit serb”.
Ai ka pretenduar se është më mirë që “luftën për qytetarët të zbatojmë brenda institucioneve të Kosovës, sesa në urën e Mitrovicës, apo në ndonjë vend tjetër”.
“Kjo punë nuk ka qenë dhe nuk është aspak e lehtë, por ky është obligimi ynë, që në këto kohëra të vështira të jemi mbështetje për popullin tonë”, ka pretenduar Rakiq
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ministrja Kusari-Lila prezanton prioritetet e Kosovës në zhvillimin industrial dhe investimet në St. Gallen Symposium 2026

Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë

OVL e UÇK-së i shkruan ambasadave: Argumentet juridike janë shteruar, vendimi përfundimtar ta forcojë besimin në drejtësinë ndërkombëtare

