Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel, duhet zbatuar dhe janë të detyrueshme, përfshirë edhe formimin e Asociacionit.
Rakiq e ka thënë këtë gjatë takimit me përfaqësueses të Këshillit të Evropës.
“Marrëveshjet nga Brukseli duhet të zbatohen, sepse janë të nënshkruara, janë të detyrueshme për të gjithë, dhe sepse vetëm kështu mund të arrijmë kushte më të mira jetese dhe të ndërtojmë besimin e ndërsjellë që na duhet sot. Serbët., veçanërisht në veri, kanë hyrë në institucionet e Kosovës, pasi me marrëveshjen e Brukselit garantohet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si institucion ombrellë i popullit serb, i cili do të mbrojë të drejtat kolektive dhe individuale të popullit tonë”, ka thënë Rakiq, thuhet në një njoftim në Facebook të Listës Serbe.






