Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, ka thënë se është vitale formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për serbët.
Rakiq këto komente i ka bërë në takimin me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ku i pranishëm ishte kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, shkruan KosovoOnline.





