LAJME

Raka për rritjen e rasteve: Vënia e maskës është në fuqi, por nuk po zbatohet

Raka për rritjen e rasteve: Vënia e maskës është në fuqi, por nuk po zbatohet
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2021, 07:16

Varianti Delta i koronavirusit ka përfshirë Kosovën ditëve të fundit.

Sipas mikrobiologut, Lul Raka disa nga faktorët e përhapjes kaq të shpejtë të koronavirusit janë moszbatimi i masave parandaluese, dhe mos mbikëqyrja e organeve kompetente ndaj këtyre masave.

Ai thotë se përdorimi i maskës ka qenë në fuqi, por që nuk është zbatuar.

“Moszbatimi i masave parandaluese, përdorimi i maskës është në fuçi, por nuk zbatohet, dhe nuk mbikëqyret nga organet kompetente, pastaj kemi grumbullim masiv të njerëzve, qarkullim të njerëzve nëpër ahengje, mandej kemi pasur numër të pa mjaftueshëm të personave të vaksinuar, edhe inspektim të pamjaftueshëm të autoriteteve përkatëse, Policia dhe inspektoratet” tha mikrobiologu Lul Raka për Kanal10.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika