Infektologu i njohur kosovar, Lul Raka ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të deklaratës së tij, ku thotë se qytetarët nuk duhet të marrin antibiotikë për ta trajtuar virusin Covid-19 edhe nëse ua rekomandojnë mjekët.
Raka tha se antibiotikët nuk veprojnë në viruset dhe se Covid-19 nuk mund të mjekohet e as parandalohet me antibiotikë.





