Mikrobiologu Lul Raka i ftuar në emisionin ‘Frontal’, ka folur për shifrat e fundit dhe situatën epidemiologjike të Covid-19 në Kosovë. Raka është shprehur se rastet e fundit kanë qenë raste të pritshme. Thotë se këtë situatë ekspertët e kanë paralajmëruar qysh para gjashtë muajve. Thotë se mbyllja totale mbetet opsioni i fundit.
Raka: Mbyllja totale është opsioni i fundit

“Ecuria ka shku shumë ma mirë se që e kemi parashikua tek shkollat. Sistemi i tre ngjyrëshit ka shkuar shumë mirë. Përkeqësimi i motit e rritë numrin e rasteve, dhe elementi i tretë është sezoni i gripit. Rritja është e dukshme ditëve të fundit. Rreziku më i madh i përhapjes së Covidit është në kafiteri”, ka deklaruar Raka.
“Ditëve të fundit e kemi pa që edhe në Kosovë që përveç kafiterive, kemi pa që numër të konsiderueshëm të infektimeve me Covid ka pasur edhe në administratë”, ka deklaruar tutje Lul Raka.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Regjistrohen 8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët

Përmbarimi i tërheq afro 2 milionë euro nga buxheti i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, Baxhaku paralajmëron pasoja për pacientët

