Komuna e Rahovecit po kërkon nga Qeveria e Kosovës dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar nga pandemia COVID-19, por edhe nga vërshimet e përmbytjet.
Pos dëmshpërblimit, kreu i Komunës, Smajl Latifi, ka kërkuar edhe rritjen e subvencioneve për ta.“Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje i jam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar: dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar, rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët… për të gjithë bujqit dhe fermerët”, thotë Latifi, raporton Zeri.info.
Rahoveci kërkon nga Qeveria dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar nga pandemia dhe vërshimet

Ai theksoi se përkrahja që vjen, qoftë nga Qeveria ose donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës që ai drejton.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




