Rastet e dhunës në familjet kosovare nuk po kanë të ndalur. Pothuajse çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku në shumicën prej tyre viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Radostë të Rahovecit, ku një 45-vjeçare është përballur me vjehrrin e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje, në orët e mëngjesit, kur viktima vendosi ta denoncojë në Polici babain e burrit të saj, S.M., 75-vjeçar, i cili sipas saj i ka shkaktuar dhunë psikike, madje ka tentuar edhe ta rrah.
Në dëshminë e siguruar nga Sinjali, thuhet se gjithçka kishte nisur pasi vjehrri i saj e ka sharë e ofenduar me fjalë të rënda, e për të mos mbaruar me kaq kishte tentuar ta sulmojë me një copë të drurit.





