LAJME

Rahovec: Tre të armatosur tentojnë të vjedhin bankomatin, godasin veturën gjatë ikjes

Rahovec: Tre të armatosur tentojnë të vjedhin bankomatin, godasin veturën gjatë ikjes
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2025, 10:36

Tre persona të maskuar e të armatosur dyshohen se kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një banke të premten në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ikjes, të dyshuarit kanë goditur veturën e ankuesve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Fsh. Xërxë, Rahovec 12.09.2025 – 02:15. Raportohet se tre të dyshuar, të maskuar dhe dyshohet të armatosur, kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një banke dhe gjatë ikjes, kanë goditur veturën e ankuesve meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, thuhet në raportin policor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika