Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka hapur edhe zyrtarisht festivalin Hardh Fest në Rahovec me ceremoninë e prerjes së kalaveshit të rrushit.
Në praninë e mediave të shumta dhe e shoqëruar nga ministrat Faton Peci, Rozeta Hajdari, kryetari i komunës Smajl Latifi dhe shumë zyrtarë të tjerë, Osmani e bëri prerjen e kalaveshit të parë të rrushit, kokrrat e të cilit edhe i shijoi menjëherë.





