- Reklama -

Rahman Kiçe, nuk është më pronar i Lirisë

Faqja zyrtare e KF ” Liria”, njofton se nga dita e sotme, Rahman Kiçe më nuk do të jetë pronar i klubit bardhë e zi.

“Nga sot (e martë) nuk jam më pronar i FC Liria.

- Reklama -

Pronari i ri dhe aksionarët e rinj, bashkë me Bordin e ri të klubit, do të bëhen publik shumë shpejt”, ka thënë ai për faqen e klubit, duke mos dashur të zbuloj emra.

Ai, ka falenderuar të gjithë me radhë me të cilët punoi, për më shumë se dy vite.

“Falenderoj Komunën, tifozët Arpagjik’t dhe opinionin e gjerë prizrenas, për punë e bërë dhe përkrahjen. Nga sot Liria ka një tifoz-arpagjik më të fortë”, ka thënë ai, duke pohuar që Lirinë, do ta ketë në zemër dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen, në forma të tjera.

Rahman Kiçe, kishte fituar në Thirrjen Publike të Komisionit 6-të anëtarësh të Klubit, në prill 2022, duke marrë klubin në pronësi.

Nga ajo kohë i ndihnuar dhe nga Komuna e Prizrenit dhe me përkrahjen e gjerë qytetare arriti që në stinorin 2023-2024 të rikthehet në Superlig.

Por, kjo zgjati një vit, ngase Liria, sërish ra nga elita e futbollit kosovar.

Lidhur me të ardhmen e FC Liria, ish ptonari Rahman Kiçe tha:” Ata që nga tani e tutje, të cilët do të marrin klubin në pronësi, janë ambicioz dhe pres që ta rikthejnë Lirinë aty ku e meriton dhe e ka vendin në Superlig”., shkruan faqja zyrtare e klubit prizrenas.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort