Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se duke e parë situatën që ndodhi në veri sot, nuk është e mundur të fillohet sipas planit me organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.
Ai ka thënë se është e padrejtë t’u rrezikohet jeta zyrtarëve të KQZ-së dhe se është parë që qasja në veri është e limituar.
“Qysh po e shoh unë, në këto kushte nuk mundemi me fillu, sipas planit tonë siç e kishim paraparë. Është e padrejtë me i dërgu zyrtarët tanë në një vend ku ka pasiguri. Në anën tjetër, nuk pajtohem se Policia nuk ka reaguar. Gjitha veprimet kanë qenë të bashkërenduara me Policinë. Është evidente në raport dhe media, është problematike qasja në zyrat tona. Janë të rëndësishme ato, depot, vendvotimet e ne nuk kemi qasje. Me dashur me shku, qysh tha z. Kurteshi me tërë aparatin policor të armatosur deri në dhëmbë, atëherë çfarë zgjedhje po duam të përgatisim e organizojmë”, tha Radoniqi.





