Për të siguruar “mbështetje absolute” të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Progresive Serbe dhe Lista Serbe angazhuan të gjitha resurset shtetërore, qendrat shëndetësore, institucionet arsimore, qendrat për punë sociale, shkruan Radio Gorazdevaci.
Sipas këtij mediumi, Milan Radoiçiq, përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit kundër Policisë së Kosovës dhe i cili u shpall në kërkim nga Interpoli, është angazhuar në këtë mision, duke i takuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Rashkë në gjysmën e dytë të nëntorit.
Disa burime kanë konfirmuar për Radio Gorazhdecin se në takimin me kryenegociatorin serb, Peter Petkoviq në fund të nëntorit në Rashkë janë ftuar vetëm zyrtarët e Partisë Progresive Serbe dhe se përveç takimit me Petkoviqin, dyshohet se ka pasur një takim të veçantë me Milan Radoiçiqin, i cili për shkak të ngjarjeve në Banjskë është shpallur në kërkim nga Interpoli.





