Home LAJME Ra nga ashensori, vdes një 47-vjeçare në Prizren

Ra nga ashensori, vdes një 47-vjeçare në Prizren

0
Ra nga ashensori, vdes një 47-vjeçare në Prizren

Një 47-vjeçare ka vdekur në Prizren, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që ka marr nga rënia prej katit të dytë.

“Deri te incidenti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur. Dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i dytë dhe për pasojë viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore” – tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Policia ka pranuar informatën rreth orës 20:50 nga emergjenca spitalore, ku ishte dërguar viktima.

“Viktima nuk ka mundur t’u përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë. Nga mjekët e Emergjencës është konstatuar vdekja e personit H.V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren”, ka thënë Bytyqi.

Rasti po hetohet nga Policia në koordinim me Prokurorinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here