LAJME

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova në Pobreg të Kukësit

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova në Pobreg të Kukësit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2022, 14:50

Një 28-vjeçar në Kukës ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pobreg.

I riu nga Kosova, po punonte per instalimet elektrike në shtëpinë e të afërmve të tij në Pobreg kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Në punë e sipër ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi edhe jetën. Në vendngjarje policia e Kukësit po kryen veprimet dhe hetimin për rrethanat e ngjarjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika