Një qytetar nga Ferizaj më 11.05.2026 ka dorëzuar në Polici një portofol me para, të cilat i ka gjetur në afërsi të rrugës “Agim Matoshi” në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, pas verifikimeve të kryera nga ana e Policisë, pronares së ligjshme i janë kthyer portofoli dhe paratë, 2030.85 euro.
“Meqenëse pronari i portofolit ende nuk ishte identifikuar, hetuesit e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes për verifikimin e kamerave të sigurisë në atë zonë. Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetarja me inicialet L.K. (22-vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit”- thuhet në njoftim.





