Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një vjedhje në Malishevë. Sipas njoftimit, në shtëpinë e viktimës ka hyrë ose kanë hyrë persona të panjohur dhe i kanë vjedhur para të gatshme, mbi 5 mijë euro.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:25.“Viktima ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, është thënë në njoftim.





