LAJME

Qytetarit i shqiptohen dy tiketa për parking të parregullt brenda 5 minutave nga dy patrulla policore

Qytetarit i shqiptohen dy tiketa për parking të parregullt brenda 5 minutave nga dy patrulla policore
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shtator 2024, 20:47

Një qytetar nga Dragashi, është ankuar se brenda 5 minutave ditën e enjte në Prizren në afërsi të Gjykatës Themelore, i janë shqiptuar dy tiketa nga dy patrulla të ndryshme policore për parkim të parregullt.

Sipas tij, njëra tiketë i është vendosur në furgon në ora 16:30 minuta në shumë 100 euro, ndërsa tjetra në shumë 60 euro në ora 16:35 minuta.

Ai me këtë rast, ankohet se i është bërë e padrejtë shqiptimi i këtyre dy gjobave për veprën e parkimit të parregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika