LAJME

Qytetari nga Prizreni i dorëzon në Polici të hollat e gjetura dhe dokumentat

Qytetari nga Prizreni i dorëzon në Polici të hollat e gjetura dhe dokumentat
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2024, 13:46

Zyra për informim e DRP në Prizren, njofton se një qytetar me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 lekë shqiptar , para metalike prej 1 dollari amerikan si dhe dokumente personale: (Letërnjoftimin dhe Patënshoferin).

Ai, menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren . Personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë.

Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin A.P., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika