Policia ka njoftuar se një qytetar në Prizren, me inicialet XH.V., ka gjetur një kuletë me shumë prej 200 euro, 35 franga zvicrane dhe 500 denarë të Maqedonisë së Veriut, si dhe dokumente personale.
Qytetari në Prizren dorëzon në Polici të hollat e gjetura

“Ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren. Personit që i kishte humbur kuleta ishte K.M. nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Xh.V. për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.”, thuhet në njoftimin e Policisë./TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

