- Reklama -

Qytetarët protestojnë, shefi i ZRrE-së thotë “gjejeni vetë më lirë”

Paralajmërimet për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike prej 15 për qind kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët.

Bile sot, një grup i tyre, kanë organizuar një aksion simbolik para Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, duke kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.

- Reklama -

E për këtë shqetësim të qytetarëve, ka folur shefi i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu.

Ai në T7 dha një përgjigje cinike drejtuar qytetarëve.

Duke vënë në dukje se ata nuk kanë alternativë tjetër përveçse t’i pranojnë tarifat e reja nga 1 prilli, ai u tha qytetarëve se mund të negociojnë me furnizues të tjerë privat, nëse mund të gjejnë “çmime më të favorshme”.

“Kjo është koso e sistemit. Ne e kemi edhe një mundësi tjetër: qytetarët, i kishim lutë të gjithë ata qytetarë që kanë.. si me thënë… ky është detyrim i ZRRE-së me e përcaktu këtë çmim për qytetarët për shtëpiakët dhe bizneset e vogla. Mirëpo 100% e qytetarëve kanë të drejtë me shku me negociu me cilindo investitor privat ose furnizues i cili është i licencuar nga ZRRE-ja çmime, nëse konsiderojnë që gjejnë më të favorshme sesa këto që janë të përcaktuara nga ana e ZRRE-së. Prandaj, i lusim qytetarët që të kenë”, tha ai.

Kur gazetari Menduh Abazi i tha se “kjo është e pamundur”, Zejnullahu përsëriti me po aq cinizëm se qytetarët “kanë të drejtë ta marrin fatin e tyre në dorë”.

“Edhe qytetarët, edhe bizneset, sipas legjislacionit, kanë të drejtë me negociu çmime me cilindo prej furnizuesve në regjion apo edhe në Kosovë, e mos me i marrë parasysh çmimet e përcaktuara nga ana e ZRRE-së, në qoftë se konsiderojnë që këto çmime janë shumë të pafavorshme për ta. Si për çdo produkt tjetër, edhe për energji elektrike, kanë të drejtë ta marrin fatin e tyre në dorë dhe të negociojnë kontrata nëse konsiderojnë që janë më të favorshme për ta”, tha ai.

“Ne i kemi 18 furnizues të licencuar. Secili prej tyre ka të drejtë dhe mundësi t’i furnizojë këta qytetarë, mirëpo meqenëse ata, shumica e konsumatorëve në Kosovë, çmimi që përcaktohet nga Rregullatori është shumë më i favorshëm, asnjë prej qytetarëve tanë nuk del në treg. Ju po e shikoni tani që edhe bizneset dëshirojnë, edhe pse kemi pasë paralajmërim për rritje të tarifave të energjisë elektrike, gjithë kjo zhurmë që po bëhet është të rrinë me këto çmime, të cilat i përcakton Rregullatori”, shtoi Zejnullahu.

Shtrenjtimi i sërishëm i rrymës, ai tha se ka “benefite”.

“Benefitet janë që do të kemi 24 orë furnizim me energji elektrike”.

“Ata që s’kanë mundësi me e përballu faturën e energjisë elektrike, ligji ua mundëson me e bë kërkesë në Ministrinë e Financave, në rast se i plotësojnë kriteret që janë të përcaktuara për subvencionimin e disa kategorive”, tha Zejnullahu.

“Unë konsideroj që është shumë më mirë të kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike sesa të kemi reduktime”, tha ai, duke theksuar se “s’ka alternativë tjetër”.

“Ose duhet me pasë ngritje të energjisë elektrike, ose duhet me pasë reduktime”, tha ai.

Shtrenjtimi i rrymës do të pasojë me shtrenjtimin e produkteve esenciale për qytetarët, kanë paralajmëruar bizneset.

Shoqata e Industrisë së Qumështit tha të dielën se “një rritje e re e tarifave të energjisë do t’i detyrojë të shtrenjtojnë produktet e qumështit”, ndërsa i kërkoi qeverisë që të ndërhyjë për ta ndaluar këtë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort