- Reklama -

Qytetarët po gjobiten çdo ditë, por kryeministri Hoti e pranon se po i thyen masat anti-Covid

Partia e kryeministrit Avdullah Hoti, ka mbledhur sot qindra qytetarë në Istog me rastin e ceremonisë së e inaugurimit të Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”.

Aty janë thyer masat anti-Covid të Qeverisë, në bazë të të cilave nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshe.

- Reklama -

Edhe vet kryeministri Hoti dhe kryetari i Istogut pranuan që thyen masat anti-Covid, por ndërkohë që qytetarët po gjobiten çdo ditë për shkelje të masave, kryeministri dhe kreu i Istogut u arsyetuan se është e vështirë që në tërësi të respektohen të gjitha vendimet e MSH-së, shkruan Repoprteri.

Haki Rugova, kryetar i Istogut tha se po i thyejnë rregullat, por është vështirë të ndalet vullneti i qytetarëve.

“Z. Kryeministër ndoshta po i thyejmë pak rregullat, por vullneti i qytetarëve është goxha zor me u blloku”, tha Rugova.

Ndërkaq, kryeministri Hoti tha se është e vështirë që të përfillen të gjitha kushtet e vendosura nga MSH-ja.

“Është e vështirë ti përfillim krejt kushtet e vendosura në MSH dhe po e shohim sa njerëz janë mbledhur për të nderuar presidentin Rugova”, u shpreh ndër të tjera Hoti.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme vetë kryeministri Hoti tha se ka kërkuar mobilizim për mbikëqyrje të respektimit të masave.

Hoti tha se ka kërkiar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale, shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. /Reporteri.net

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort