Qytetarët e Kosovës shprehen të gatshëm për të votuar në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, që pas shpalljes së pavarësisë.Pritjet e tyre mbeten të ndara, megjithëse shprehin skepticizëm për premtimet e partive, të cilat sipas tyre, shpesh duken larg realitetit. Të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit brenda dhe jashtë Kosovës kanë 2 milionë e 75 mijë e 868 qytetarë.
Janë hiq më pak se 2 milionë e 75 mijë e 868 votues që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit brenda dhe jashtë Kosovës. Qytetarët e intervistuar thonë se do ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, ndërsa pritjet i kanë të ndryshme.“Premtimet janë gjithmonë premtime të shkruara, mund të them lirisht, 50 për qind nëse realizohen është sukses, megjithatë nuk është për me ju besua. (A doni me dalë me votu) Patjetër, është detyrë e çdo qytetari, pavarësisht qysh është puna duhet me dalë me votua”, thotë një qytetar për RTK.





