LAJME

Qytetarët e Shqipërisë mund të hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftim

Qytetarët e Shqipërisë mund të hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftim
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2020, 13:22

Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten një vendim që u mundëson qytetarëve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë pa një dokument udhëtimi.

Ata do të jenë në gjendje të hyjnë në Serbi me një letërnjoftim biometrik.

Vendimi është rezultat i një marrëveshjeje ndërshtetërore të nënshkruar midis dy vendeve, e cila do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit dhe gjithashtu siguron një mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha Zyra e Qeverisë serbe për Bashkëpunim me Media, transmeton Klan Kosova.

Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika