- Reklama -

Qytetarët ankohen se po jepet vetëm vaksina “AstraZeneca”, MSH thotë se ka doza të mjaftueshme të dyja vaksinave

Të martën është raportuar se vaksina anti-COVID “Pfizer” po shpërndahet vetëm te rastet që po marrin dozën e dytë të vaksinës, dhe për këtë disa qytetarë kanë refuzuar marrjen e vaksinës Astra Zeneca, duke mos u vaksinuar fare.Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për Telegrafin, se në qendrat e vaksinimit janë duke u dhënë të dyja vaksinat, pasi sipas tyre ka doza të mjaftueshme.Tutje, MSh ka kërkuar nga qytetarët që të mos hezitojnë marrjen e cilësdo prej vaksinave anti-Covid, pasi thekson se Kosova është një nga vendet e rralla në rajon që përdor vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Në Kosovë ka doza të mjaftueshme të dy llojeve të vaksinave kundër COVID-19. Janë duke u dhënë edhe njëra edhe vaksina tjetër. Ministria e Shëndetësisë kërkon që të mos stigmatizohet asnjëherë prej vaksinave, sepse Kosova është një nga vendet e rralla në rajon që përdor vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), prandaj inkurajohen qytetarët që të vaksinohen me cilëndo vaksinë kundër COVID-19, që ju ofrohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës, kurse deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste pozitive.

- Reklama -

Sipas MSH-së, numri i rasteve aktive është 152.Qytetarët mund të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër COVID-19 duke klikuar KËTU.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort