Një qytetare nga Prizreni ka denoncuar se më 26 janar 2026 i është vjedhur kuleta në ambientet e Eurostore në Prizren, ku brenda saj kishte 267 euro.
Sipas saj, rasti është raportuar menjëherë në Polici dhe kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e vjedhjes, ku dyshohet se autorja është një grua. Megjithatë, edhe pas më shumë se dy javësh, ajo thotë se nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar lidhur me zhvillimin e hetimeve.
“Policia e ka videon, shihet fytyra e personit që ma ka vjedhur kuletën, por ende nuk kam marrë asnjë njoftim,” ka deklaruar qytetarja për TV Prizrenin.





