Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka uruar dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.“Ai gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Forcës ka thënë se me përkushtim dhe plotë sfida kanë arritur të formojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Me krenari iu njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja i kanë përmbushur të gjitha kapacitetet, kanë arritur me sukses të përmbushin objektivat vjetore”, ka shtuar ai.
Quni: Zhvillimi jetik i FSK-së është në standardet e NATO-s

“Ne jemi të hapur për të gjitha komunitetet që shprehin vullnetin dhe besimin që të bëhen pjesë e FSK-së, për t’i shërbyer në të mirë të vendit dhe qytetarëve pa dallim. Në këtë ditë shprehi falënderim për të gjithë zyrtarët e FSK-së që japin kontributin e tyre. I falënderoj ata që dhanë gjakun e tyre për të qenë sot këtu. I falënderoj të gjithë partnerët tanë për kontributin që japin në zhvillimin e FSK-së, zhvillimi ynë jetik është në standardet e NATO-s”, ka thënë Quni.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

AKK: Komunat do të kenë 12.6 milionë euro më pak mundësi reale për investime

Tre të arrestuar në Kosovë në aksionin ndërkombëtar kundër qendrave të thirrjeve

DKA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Dukagjini, synohet ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar në komunën e Prizrenit

