LAJME

Quni: Nuk përjashton që të kandidoj për kryetar të Prizrenit

Quni: Nuk përjashton që të kandidoj për kryetar të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2021, 05:25

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur rreth mundësisë së kandidimit të tij për kryetar të komunës së Prizrenit.

Quni në DPT te Fidani në T7 tha se ende është herët për të vendosur, pasi thotë se duhet t’i përfundojnë disa procese të brendshme.

“Nuk përjashtohet që kandidoj për kryetar të Prizrenit. Është shumë herët, duhet të përfundojmë disa procese të brendshme. Tani ka dalë një vendim i kryetarit të komunës që deri më datën 15 t’i lirojmë ato zyre. Arsyetimi për mua është i paarsyshëm. Nuk varet buxheti komunal fare nga 4-5 zyre të cilat i posedojnë partitë politike”, tha Quni.

Ai tha se kryetari i komunës pa marrë parasysh nga cila parti vjen, është kryetar në shërbim të qytetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika