Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka mohuar se brenda partisë ekzistojnë grupe të ndara, duke i cilësuar dallimet e brendshme si pjesë të diversitetit dhe natyrës së LDK-së.
Quni: Nuk ka grupe në LDK, duhet ta çtensionojmë situatën

Quni tha se diskutimet mund të zhvillohen brenda strukturave të partisë, por edhe të bëhen publike. Ai theksoi se një LDK sa më e unifikuar është më e dobishme për Kosovën dhe kërkoi që edhe mediat të kontribuojnë në uljen e tensioneve.
“Një Lidhje Demokratike e Kosovës sa më e unifikuar do të thotë një shpresë dhe progresivitet më i madh për Republikën e Kosovës”, tha Quni./GazetaBlic/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Gruda: Ndryshimet e Ligjit për Specialen s’kanë asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kurti: Mbështetja e Francës e rëndësishme për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE dhe BE

