“E pabesueshme!
Ma këpute zemrën miku im… fjalët nuk po i gjej ta shprehi dhimbjen për ty! Jeta jote ishte e mbushur vetëm me dashni dhe vepra të mira… Ishe babai më i përkushtuar e shembullor që kam njohur, i deshtë shumë fëmijët Adelinën, Burimin, Artanin dhe shoqen Shukrijën!
Kujtimet tona së bashku nuk kanë fund, shoqëria jote dhe humori yt do të më mungon gjithë jetën. Ishe njeriu më i dashtun për mu! Lamtumirë mbreti i humorit, Rasim Thaçi – Cima!”, ka shkruar Qumili në llogarinë e vet në “Facebook”.