Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Malishevës.
Siç bëhet e ditur në njoftim, delegacioni i DKRS-së, i kryesuar nga drejtoresha Teuta Miftari-Mazreku, së bashku me zyrtarin për kulturë Mehdi Krasniqi dhe zyrtaren për rini Afërdita Duraku, u prit nga drejtori Samir Hoxha dhe stafi profesional i institucionit.
Gjatë takimit thuhet se u diskutua për kërkesat që ndërlidhen me evidentimin, marrjen nën mbrojtje dhe trajtimin e objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore në Komunën e Malishevës, si dhe për nevojat për ndërhyrje konservuese dhe restauruese.





