Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është duke u përballur me mungesë të barnave si paracetamol, morfinë, ergometrine dhe të tjera.
ShSKUK-ja për këtë vonesë i ka fajësuar kompanitë farmaceutike për të cilat thotë se kanë bërë vonesa në furnizimin me barna dhe material shpenzues.
“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit saktë dhe të drejt, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar e Kosovës, ka vendosur të bëjë publike listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnzim me barna dhe material shpenzues, përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK”, thuhet në njoftim.





