Puna ekipore e mjekëve të disa klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nën udhëheqjen e kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgut torakal, kardiokirurgut dhe ekipit përcjellës ka shpëtuar jetën e një 55 vjeçari të therur me thikë.
Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Pacienti i therrur me thikë në shpinë kishte pësuar lëndim të Aortës së gjoksit, kurse pas mobilizimit të ekipeve kujdestare dhe operacionit që ka zgjatur disa orë është arritur të shpëtohet jeta që po i rrezikohej çdo moment.





