Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka pajisje të cilat janë jashtë funksionit si pasojë e prishjeve. Por, disa nga pajisjet nuk shfrytëzohen edhe për arsyeje të mungesës së stafit që nuk janë të kualifikuar për mirëmbajtjen e tyre. Këtë e konfirmojnë për Radio Kosovën zyrtarë nga departamenti i pasjeve mjekësore në SHSKUK.
Kur një pajisje mjekësore ka prishje në QKUK, operatorët ekonomikë intervenojnë dhe problemi evitohet brenda 24 orëve. Kështu ka thënë Agron Boshnjaku, zyrtar i lartë i pajisjeve mjekësore në SHSKUK. Në një prononcim për Radio Kosovën Boshnjaku ka thënë se janë disa pajisje të tjera mjekësore të cilat nuk mund t’i mirëmbajnë operatorët ekonomikë vendorë. Ato pajisje i kanë në servisime të jashtme sepse kostoja është më e lirë për shkak të garancionit që ka pajisja. Boshnjaku tregon për pajisjet të cilat janë aktualisht jashtë funksionit.
“Kemi pajisje që janë jashtë funksionit siç është pajisje që përdorët për rrezatimin e sëmundjeve të ndryshme nga kanceri e cila është instaluar në vitin 2009. Po ashtu për momentin kemi jashtë funksionit edhe rezonanca magnetike e cila është e montuar në pediatri dhe shpresojmë që së shpejti të jetë funksionale”, deklaroi Boshnjaku.





