Përkundër thirrjeve të vazhdueshme për respektim e termimeve të caktuara për kontrolle mjekësore në ambulanca specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një numër i madh i pacientëve është drejtuar sërish në ambulanca, pa termine paraprake, duke mbingarkuar hapësirat e këtyre ambulancave specialistike.
QKUK ka një kërkesë për pacientët

“QKUK kërkon, sërish, nga të gjithë qytetarët të ju përmbahen orareve dhe termineve të caktuara për kontrolle në ambulancat specialistike dhe të mos grumbullohen përnjeherë në mëngjes për të marrë shërbimet specialistike. Paraqitja në ambulancat specialistike të bëhet, sipas orareve të përcaktuara më herët.
SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore”, thuhet në thirrjen e tyre.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

