LAJME

QKUK-ja bëhet me aparaturë SPECT/CT/PET, më pacientët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në shtetet tjera

QKUK-ja bëhet me aparaturë SPECT/CT/PET, më pacientët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në shtetet tjera
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2024, 13:57

Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Për këtë shërbim, më pacientët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në shtetet tjera, pasi të njëjtin do ta marrin falas në Kosovë.

Nga shtetet e rajonit, Kosova do të jetë shteti i vetëm që do të ketë këtë pajisje, për çka nga e njëjta do të marrin shërbime jo vetëm qytetarët e vendit por edhe ata të shteteve tjera.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar këtë donacion si rilindje për sektorin e shëndetësisë.

“Sot është një ditë e sukseseve të jashtëzakonshme për sektorin e shëndetësisë. Kjo ditë është një mundësi që t’i festojmë partneritetet tona që dëshmojnë ndikimin e solidaritetit njerëzor. Ne sot shënojmë së bashku një moment historik pasi përurojmë pajisjen mjekësore SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore”, ka deklaruar Osmani.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga, në cilësinë e themelueses së Fondacionit Jahjaga, përmes së cilës u mundësua edhe marrëveshja me “Alwaleed Philanthropies”, tha se kështu do të rritet edhe standardi i shërbimeve shëndetësore.

“Ofrimi i këtij shërbimi do të reduktojë edhe ngarkesën financiare të sistemit tonë të shëndetësisë, duke mundësuar që fondet e kursyera të ndahen në fushat e tjera të shëndetit”, tha ajo./ EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika