Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është hequr lista e pritjes për vendosjen e fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohet kryerja e procesit të dializës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se është rritur për 100 përqind numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të radio-frekuencës.





