Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit stafi mjekësor ka trajtuar gjithsej 337 pacientë, duke ofruar shërbime në disa njësi të emergjencës.
Sipas të dhënave, në repartin e Reanimimit janë trajtuar 77 raste, në Emergjencën Internistike 94 raste, në Emergjencën Ortopedike 76 raste, ndërsa në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 56 pacientë. Po ashtu, në Sallën e Vogël janë kryer 34 shërbime.





