LAJME

QKMK njofton për bllokim të mundshëm në Jarinjë nesër – këshillohet kujdes në qarkullim

QKMK njofton për bllokim të mundshëm në Jarinjë nesër – këshillohet kujdes në qarkullim
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 20:18

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës (QKMK) ka njoftuar se, sipas burimeve të hapura dhe ende të paverifikuara, nesër (21 prill 2026) pritet të mbahet një protestë në Jarinjë, e shoqëruar me bllokim të një pjese të autostradës drejt Republikës së Kosovës, në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimit, bllokimi i mundshëm pritet të zgjasë nga ora 12:00 deri në ora 18:00.

QKMK thekson se bëhet fjalë për informacione nga burime të hapura dhe të paverifikuara dhe se për çdo zhvillim të mëtejmë qytetarët do të njoftohen me kohë.

Për informata shtesë, QKMK ka vënë në dispozicion numrat kontaktues: +383 45 198 000, +383 45 198 606, si dhe numrin pa pagesë 0800 500 95.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika