LAJME

QK “ 11 marsi” në Prizren, fton familjet e dëshmorëve të marrin pjesë në 63 vjetorin e themelimit të saj

QK “ 11 marsi” në Prizren, fton familjet e dëshmorëve të marrin pjesë në 63 vjetorin e themelimit të saj
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2024, 16:37

QK “ 11 marsi” në Prizren, fton familjet e dëshmorëve të marrin pjesë në 63 vjetorin e themelimit të saj Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve në Prizren, Fidan Shala, njofton se Qendra e Kompetencës “ 11 marsi” në Prizren, iu ka bërë ftesë të gjitha familjeve të dëshmorëve, që të marrin pjesë në shënimin e 63 vjetorit të themelimit të këtij institucioni arsimor.

Me këtë rast, ata do të kenë mundësi që të shohin nga afër projektet e realizuara nga nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, për të parë vizionin dhe misionin e kësaj qendreje.

Gjithashtu, ata do të mund të përcjellin edhe programin kushtuar ditës së kësaj qendreje me datë 6 mars , në amfiteatrin e Universitetit “ Ukshin Hoti” me fillim nga ora 13:00, njofton kryetari i SHFD, Fidan Shala.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika