- Reklama -

Qeveritë e deritanishme kanë dështuar të ndjekin një qasje realiste përballë inflacionit

Rritja e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë po vazhdon të rëndojë mbi qytetarët dhe po ngjallë shqetësime për mungesën e strategjive afatgjata për zhvillimin ekonomik.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. E kjo ngritje çmimesh po konsiderohet shqetësuese nga qytetaret e ekspertet vendor.

- Reklama -

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka ngritur alarmin për situatën, duke theksuar mungesën e vullnetit politik për të adresuar sfidat kryesore ekonomike.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një strategji të qartë zhvillimore dhe një treg të brendshëm të rregulluar, ku roli kryesor duhet t’u lihet qytetarëve si konsumatorë dhe taksapagues. Sipas tij, qeveritë e deritanishme kanë dështuar të ndjekin një qasje realiste përballë inflacionit.

“E shoh si shumë shqetësuese sepse jo që nuk ka mënyrë për ta ndalur, por ka asnjë vullnet e as mirëkuptim. Neve na premtohet që nga 99-ta që do të ketë një zëvendësim të importeve me atë vendore, e atë nuk e kemi. Na është premtuar që do ta kemi një buxhet ekstensiv prodhues eksportues të vetë qëndrueshëm, e ne vazhdojmë ta kemi buxhetin konsumues. Që kjo do të thotë që shteti varet nga inflacioni, shteti nuk ka interes ta stabilizoj çmimet për arsye nga inflacioni rritet buxheti. Për të qenë realist rritja e buxhetit kurrë nuk ka qenë në nivel të rritjes së inflacionit, por gjithmonë ka qenë nën, pra nuk jemi në gjendje as ta përcjellim inflacionin”, ka thënë ai.

Në prag të zgjedhjeve, Kaçaniku ftoi qytetarët të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e liderëve që premtojnë një buxhet të qëndrueshëm dhe zhvillim ekonomik.

“Jemi në vlugun e fushatës zgjedhore, për t’ua bërë të gjithë qytetarëve që janë konsumatorë që të jemi kujdes se kënd ta zgjedhim në mandatin e ardhshëm. Jo atë që premton buxhet ekstensiv dhe vazhdon me buxhetin konsumues, por ta zgjedhim ta bëjë këto dy gjëra, ne na duhet strategji e zhvillimit ekonomik. Na nevojitet tregu ynë vendor, i brendshëm që nuk e kemi akoma të rregullt, na nevojitet një mbikëqyrës i të gjitha këtyre, e që nuk ka tjetër përveç se qytetarët konsumator taksapagues. Ne e mbushim buxhetin, shteti varet prej nesh, varet edhe Kuvendi, Qeveria e politikanët. Problem tjetër i çmimit ai që nuk e ka në formulë ASK-ja, cila vepron sipas formulave dhe direktivave evropiane, por Evropa nuk i ka hallet tona, ne do ta matim çmimet në realitetin tonë”, tha Kaçaniku.

Qytetarët, ndërkohë, shprehin shqetësimin e tyre për ndikimin e çmimeve të larta në jetesën e përditshme. Kadri Rugova, një qytetar, theksoi se kjo rritje është shumë problem për ta e sidomos në sezonin e dimrit.

“Duhet me qenë rritje, është shumë problematike për familjet tepër sidomos për këtë sezon që jemi por nuk kemi çka të bëjmë. Po duhet me dalë e me jetu”, ka thënë ai.

Një tjetër qytetar, Jahir Shala, e ka përjetuar në mënyrë direkte ndikimin e rritjes së çmimeve. Ai theksoi se me një pension prej 200 eurosh, është jashtë mundësive për të përballuar shpenzimet e përditshme për familjen.

“Për çmimet lumi ai që ka para e mjerë ai që nuk ka, si për shembull unë që e kam një pension 200 euro, kënd me mbajt gruan, fëmijët. Për veti po them që nuk është reale dhe nuk mundem me përballuar. Po të mos ishte dikush jashtë me më ndihmuar ndoshta do të duhet të dilja të kërkoja lëmosh. Qeveria e ka në dorë tërë popullin, ajo është zgjedhur nga populli duhet me mbajt, nëse nuk interesohet për popullin ne do vdesim urie, qeveria është i zoti i shtëpisë”, ka thënë ai.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1% në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Inflacioni mujor ishte 0,7% në muajin dhjetor 2024. Ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6%”, ka njoftuar ASK./eo

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17.01.2025, rreth...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort