Qeveria e Kosovës ka miratuar dy propozim-vendimet preliminare për shpronësim të pronave të paluajtshme në interes publik, në mbledhjen e sotme më 13.03.2024.
Prona e parë në Shtime preket nga konservimi dhe restaurimi shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, prona e dytë e objektit të ish-ndërmarrjes shoqërore “Liria” në Prizren preket nga projekti “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve”.
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu tha se departamenti i shpronësimit ka propozuar miratimin e këtyre vendimeve pas përmbushjes së kushteve të parapara sipas Ligjit për Shpronësim.





