Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës.Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot në fjalën e saj gjatë prezantimit të projektligjit, ka deklaruar se me këtë vendim nuk përfshihet edhe rihapja e bastoreve, kazinove dhe llojeve të tjera të lojërave të fatit.
Qeveria vendos për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës

“Lotaria e Kosovës ka të drejtë që të organizojë vetëm dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant”, ka thënë Bajrami.
“Janë 62 punëtorë që kanë mbetur pa punë dhe me këtë ligj ata automatikisht kthehen në punë”.Bajrami ka theksuar se Qeveria e Kosovës është aksionar i Lotarisë së Kosovës dhe që organ mbikëqyrës i saj është bordi i saj që ka mandat katërvjeçarë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

AKK-ja kërkon kompensimin e menjëhershëm të dëmeve nga vërshimet: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi

OJQ THY organizoi turne shahu, duke promovuar strategjinë dhe sportivitetin

