LAJME

Qeveria vendos: Hapet pika kufitare Shishtavec-Krushevë

Qeveria vendos: Hapet pika kufitare Shishtavec-Krushevë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2021, 15:59

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e parë të qeverisë së re hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Bëhet me dije se ky vendim që mban firmën e kryeministrit Edi Rama do të hyjë në fuqi menjëherë

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika