Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji. Në mbledhjen e 98-të, Qeveria ka marrë vendim duke i propozuar Kuvendit zgjatjen e masave “me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme”.
Sipas njoftimit nga Qeveria, zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes se kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike.
“Mungesa e energjisë, vjen si pasojë e vjetërsisë së kapaciteteve aktuale gjeneruese, investimet parciale në këtë sektor dhe rritja e vazhdueshme e konsumit. Kjo shtron nevojën emergjente të zgjatjes së masave për 30 ditë, për shkak të nevojave që mund të paraqiten nga pasojat e krizës energjetike ndërkombëtare”, thuhet në vendim.





