- Reklama -

Qeveria ua mundëson zyrtarëve ta mësojnë falas gjuhën frënge

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka nënshkruar një Memorandum partneriteti me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) për forcimin e njohurive në gjuhën frënge të marrëdhënieve ndërkombëtare për zyrtarët e Qeverisë.

Sipas kësaj, zyrtarët publikë e shërbyesit civilë të Qeverisë së Kosovës, mund të mësojnë gjuhën frënge nga muaji mars në një kurs që u ofrohet falas.

- Reklama -

Mësimi i gjuhës frënge do të bashkëfinancohet 50% nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe 50% nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qëllimi i kësaj është që të forcohen kapacitetet në frëngjisht të nëpunësve civilë e publik, si dhe diplomatëve përgjegjës për dosjet ndërkombëtare që kërkohen ta përfaqësojnë vendin në takimet ndërkombëtare në gjuhën frënge.

“Mësimi i gjuhës frënge për vitin pasues pritet të filloj në muajin mars 2026. Niveli i kursit do të jetë 90 orë mësimi, ora 45 min për nivelin A2, B1, B2 dhe C1 120. Projekti i vitit 2026 është i paraparë të zgjasë deri në fund të vitit.” – njofton MPB.

Sipas MPB-së, në program do të ketë zhvillim brenda një mjedisi të favorshëm ekspertësh të nivelit të lartë, të ekspertëve teknikë dhe profesionistë frankofonë përmes sesioneve të gjuhës për kurse profesionale si: negocimi ndërkombëtar, shkrimi administrativ, të folurit publik, dhe tjera.

Kandidatët e interesuar duhet të jenë punonjës, shërbyes civil, shërbyes publik të Kosovës, të kenë aprovimin me shkrim të eprorit dhe të kenë njohuri të gjuhës frënge për nivelet përkatëse: A2, B1, B2, C1.

Ata mund të aplikojnë duke e dërguar një kërkesë së bashku me dokumentet: aprovimin e eprorit të skanuar dhe dëshminë mbi nivelin e njohjes së gjuhës frënge, në e-mail: [email protected] ; [email protected], deri më 23.01.2026.

Ndërsa, pritet që pjesëmarrësit të jenë të pranishëm në sesionet e kursit për së paku 80% të kohës.

“Të kryejnë detyrat e kursit që dalin nga programi IFN 2023-2026 për zyrtarët e lartë, siç përcaktohet nga IKAP. Në rast të ndërprerjes së kursit pa ndonjë arsye të paqëndrueshme të kompensojnë dëmin financiar të paraparë në kontratën e cila do te nënshkruhet nga secili kandidat.” – ka njoftuar MPB.

Nga Ministria presin se programi do t’i forcojë bashkëpunimet frankofone dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet kuadrove nacionale dhe ekspertëve nga vendet e Frankofonisë.

“Krijimi i një autoriteti vendimmarrës frankofon, me autoritet të mjaftueshëm për të ndikuar në përdorimin e gjuhës (në takimet ndërkombëtare) ose motivimin për mësimin e gjuhës frënge nga bashkëpunëtoret e tyre . Për këtë qëllim, një numri të zyrtarëve publik/nëpunësve civil mund t’u ofrohen trajnime në gjuhën frënge të marrëdhëniet ndërkombëtare.” – thuhet në njoftim të MPB-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort