LAJME

Qeveria ua mundëson serbëve që patentë shoferët ilegalë t’i zëvendësojnë me ata RKS

Qeveria ua mundëson serbëve që patentë shoferët ilegalë t’i zëvendësojnë me ata RKS
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2024, 09:36

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka marrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kalimi në patentë shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se kalimi në patentë shofer të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

Për të marrë patentë shoferin e Kosovës secili qytetar duhet të dorëzojë aplikim në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë: letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu thuhet se është mundësuar përmes këtij vendimi të MPB-së.

Vendimi thuhet se hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri më 9 gusht 2024.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika