LAJME

Qeveria tregon se kanë kursyer mbi 19 milionë euro

Qeveria tregon se kanë kursyer mbi 19 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2022, 17:59

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034 ( nëntëmbëdhjetë milionë ​ e njëqind e pesëdhjetë mijë e tridhjetë e katër ) euro, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Më tej në njoftimin e Qeverisë nga mbledhja e 107 thuhet se këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika