Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen e Organizatës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.
Qeveria shpall si organizatë terroriste organizatën e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike

Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të vendit në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.
“Ky propozim vendim paraqet bazën ligjore dhe strategjike për shpalljen e trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës. IRGC-jq është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Është një pozicion i qartë i Kosovës dhe të aleatëve të saj në luftën e përbashkët në luftën kundër terrorizmit”, tha Kurti./Telegrafi
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Muharremaj apelon për kujdes të shtuar nga zjarret gjatë temperaturave të larta

Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Austri,nënshkruhet marrëveshje e re dypalëshe

MPJD: Kosova nuk merr pjesë në Samitin e NATO-s në cilësinë e shtetit pjesëmarrës

